Mbrojtësi i krahut të djathtë, Armend Thaqi, shpreson në një rezultat pozitiv të Ballkanit në ndeshjen ndaj Slavias në kuadër të Ligës së Konferencës.
Kjo ndeshje zhvillohet në stadiumin “Fortuna Arena” në Pragë prej orës 18:45 dhe i takon Grupit G.
Thaqi ka pranuar se ekipi çek është një kundërshtar i fortë dhe mbetet favorit, por ka insistuar se Ballkani nuk do të jetë aspak inferior në këtë duel.
“Na pret një ndeshje shumë e vështirë, duke e pasur parasysh nivelin e kundërshtarit. Mirëpo, ne nuk do të futemi në ndeshje inferior ndaj Slavias vetëm sa për t’u paraqitur. Ne do të japim gjithçka nga vetja për një rezultat pozitiv përball një kundërshtari që është shumë i fortë në të gjitha aspektet”, ka thënë Thaqi për KOHËN.
Si Ballkani, ashtu edhe Slavia barazuan në ndeshjet e para të fazës së grupeve që i zhvilluan javën e shkuar.
Edhe
Te Ballkani të matur para ndeshjes në Çeki
Ballkani luajti 1:1 në shtëpi ndaj Clujit, ndërsa Slavia pati rezultat identik në udhëtim te Sivasspori.