Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Euro 2020

Selektori i Danimarkës e dëshiroi Holandën për kundërshtare

Selektori Kasper Hjulmand nuk pajtohet që Çekia do të jetë kundërshtare më e lehtë për Danimarkën në çerekfinale të “Euro 2020”.

Ai ka thënë se dëshira e tij ishte që për kundërshtare në fazën e nokautit Holandën, që u eliminua nga Çekia të dielën.

Ndeshja në mes të Danimarkës dhe Çekisë luhet të shtunën në Baku të Azerbajxhanit.

“Unë më mirë do të isha përballur me Holandën. Tani ne po përballemi me një ekip për herë të parë në një turne që mendoj se mund të përputhen me intensitetin tonë”, ka thënë Hjulmand, njofton të hënën “AP”.

Danimarka mposhti Uellsin 4:0, në një të tetën e finales të “Euro 2020”, kurse çekët mposhtën holandezët 2:0.

Artikuj të ngjashëm