Përzgjedhësi i Çekisë, Jaroslav Silhavy, ka thënë të premten se shpirti ekipor i Danimarkës do të jetë armiku kryesor i ekipit të tij në ndeshjen çerekfinale të “Euro 2020” që luhet të shtunën në Baku prej orës 18:00.
Çekët, të cilët eliminuan Holandën në 1/8 e finales, përballen me një ekip danez në një pikë emocionale nga një kampanjë e trazuar në “Euro 2020”.
Të shtunën, bëhet tri javë prej kolapsimit të Christian Eriksenit në fushë kundër Finlandës, që ishte e para për Danimarkën në këtë turne.
“Skuadra, ekipi danez dhe shpirti i ekipit”, u tha Silhavy gazetarëve kur u pyet se kush mendonte se ishte lojtari më i mirë i Danimarkës.
“Kjo është një fuqi e jashtëzakonshme. Danezët nuk kanë super yje, por ata formojnë një ekip të shkëlqyeshëm së bashku dhe stili i tyre është i ngjashëm me stilin tonë”.
-
Danimarka e inspiruar për një tjetër sukses në “Euro 2020”
-
Danimarka sërish inspirohet nga Erikseni
-
Selektori i Danimarkës e dëshiroi Holandën për kundërshtare
-
Gjermania e përkushtuar të kalojë Danimarkën dhe t’i afrohet titullit
-
Pas kualifikimeve, Sllovenia e Danimarka takohen edhe në ‘’Euro 2024’’