Selektori i Danimarkës, Kasper Hjulmand ka thënë se ekipi që drejton sërish do të inspirohet nga Christian Erikseni, para ndeshjes çerekfinale ndaj Çekisë.
Erikseni pësoi arrest kardiak gjatë ndeshjes hapëse të Danimarkës në Euro 2020. Bashkëlojtarët e yllit danez mbetën të shokuar pasi e panë atë duke pranuar tretmanin mjekësor në fushën e lojës.
Hjulmand ka thënë se “do të luajmë me atë zemër të Christian Eriksenit sërish”.
Fituesi i kësaj ndeshje do të takohet me Anglinë apo Ukrainën në gjysmëfinale.
Artikuj të ngjashëm