Euro 2020

Rekordet e Italisë

Përfaqësuesja e Italisë ka vazhduar me rekorde në Kampionatin Evropian.

Me fitoren ndaj Anglisë në finalen e “Euro 2020” italianët kanë vazhduar serinë fantastike pa humbje.

Fitorja ndaj anglezëve ishte ndeshja e 34-t rresht pa humbje për “Azzurët”. Ekipi i drejtuar nga trajneri Roberto Mancini humbjen e fundit e ka pësuar më 10 shtator të vitit 2018 nga Portugalia me rezultatin 2:1.

Pra, po bëhen gati tre vjet që Italia nuk di për humbje dhe kjo ecuri fantastike bëri që të kurorëzohet me trofeun e Kampionatit Evropian.

Rekordin e më së shumti ndeshjeve pa humbje në histori e mbajnë Brazili dhe Spanja me nga 35 ndeshje pa disfatë. Kështu që, Italisë i nevojitet vetëm edhe një ndeshje për ta barazuar këtë rekord