Italia ka vendosur një rekord të ri në botën e futbollit, pas kualifikimit në çerekfinale të Euro 2020, duke mposhtur Austrinë pas shtesave 2:1.
Italia është bërë kombëtarja me më së shumti ndeshje radhazi pa humbje në histori të futbollit.
Skuadra që drejtohet nga Roberto Mancini ka gjithsej 31 ndeshje radhazi pa pësuar humbje në të gjitha garat.
Në këto 31 ndeshje, ka shënuar 26 fitore dhe gjashtë barazime. Ka shënuar 83 gola dhe ka pësuar tetë, ndërsa 23 herë ka mbajtur portën e paprekur.