Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Euro 2020

PSG-ja fokusohet te transferimi i Pogbas

Mesfushori francez Paul Pogba pritet të jetë transferimi i madh i Paris Saint-Germainit gjatë kësaj vere, kanë raportuar të enjten mediumet e huaja.

Bëhet e ditur se drejtori sportiv i Parisit, braziliani Leonardo po insiston në transferimin e Pogbas, i cili ka kontratë me Manchester Unitedin deri në vitin e ardhshëm.

Te PSG-ja, janë të gatshëm të ofrojnë rreth 60 milionë euro për ta bindur Unitedin në lirimin e francezit, i cili ka refuzuar rinovimin e kontratës pasi po kërkon largimin nga “Old Traffordi”.

Pogba 28-vjeçar është pjesë e Manchester Unitedit prej vitit 2016 kur iu bashkua nga Juventusi për 105 milionë euro. Sezonin e fundit, ai shënoi gjashtë gola dhe bëri nëntë asistime për Unitedin në 42 ndeshje në të gjitha garat. Pogba gjithashtu ishte pjesë e Francës në “Euro 2020” që u eliminua në 1/8 e finales.