Euro 2020

Pedri, spanjolli më i ri që luan në Evropian

Pedri Gonzalez është bërë spanjolli më i ri që luajti në një kampionat evropian. 18-vjeçari ka startuar te Spanja në ndeshjen e Grupit E ndaj Suedisë, që po luhet në Sevilla. Është vetëm paraqitja e pestë ndërkombëtare për mesfushorin e Barcelonës.

Deri më tani spanjolli më i ri që kishte luajtur në Evropian ishte Miguel Tendillo.

Ai ishte 19-vjeçar në edicionin e vitit 1980.