Fabrice Muamba ka thënë se Christian Eriksen duhet të fokusohet në rehabilitimin e tij pas kolapsit gjatë ndeshjes hapëse të Danimarkës në “Euro 2020” të shtunën.
29-vjeçari i Interit, ish-futbollisti i Tottenhamit, ra pa ndjenja në fushë në pjesën e parë dhe i është dhënë tretman emergjent në fushë, përfshirë edhe ringjalljen kardiopulmonare.
Të dielën, zyrtarët e Federatës së Futbollit të Danimarkës ka thënë se ai është në gjendje stabile në spital.
Muamba, i cili e pati fatin e njëjtë kur zemra e tij u ndal në një ndeshje në vitin 2012-të, ka thënë se incidenti solli kujtime të dhimbshme.
Mjekët kaluan gjashtë minuta për ta rikthyer në jetë 23-vjeçarin e mesfushës që ishte pjesë e Boltonit gjatë çerekfinales së Kupës FA, dhe është thënë të ketë qenë “i vdekur” për 78 minuta.
Muamba u rikuperua, por u pensionua nga futbolli më vonë gjatë atij viti pas këshillave mjekësore.
Edhe
Erikseni në shtëpi dhe në gjendje të mirë pas kolapsimit
“Të gjithë ishin të shqetësuar që isha i shtrirë. Janë njerëzit ata që janë afër personit që ka nevojë për përkujdesje”, ka thënë ai për “BBC Radio 5 Live”, pas incidentit të Eriksenit në “Parken Stadium” të Kopenhagës.
“Christiani është në spital. Duhet t’i qëndrojnë afër sepse kjo do të ketë ndikim në ta për një kohë të gjatë. Çfarë i ndodhi Christianit solli kujtime që i kam kaluar, ky emocion është brenda tek unë. Gjëja më e rëndësishme është që ai arriti të shërohej. Ky është lajmi më i rëndësishëm. Shpresoj që gjërat të bëhen edhe më mirë. Shpresoj që ai të kthehet. Ai ka nevojë të shërohet ashtu siç duhet. Pastaj vendos. Për momentin, ai është i vetëdijshëm dhe është lajmi më i mirë. Përgëzime për stafin mjekësor. Ata kanë bërë gjë të mrekullueshme me Christianin. Më pëlqeu edhe mënyra se si bashkëlojtarët e mbrojtën atë”, nënvizoi Muamba.