Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Euro 2020

Mancini: Ende nuk ka përfunduar asgjë

Selektori i Italisë, Roberto Mancini ka pranuar se Spanja i ka shkaktuar telashe me ndryshimet taktike që ka bërë për gjysmëfinale. Italia vetëm falë penalltive ka arritur në finale. “Penalltitë janë mizore. Kishim përballë ekip të fortë. Spanja është ekip i madh dhe ka luajtur shumë mirë. Nuk kemi luajtur në mënyrën se si luajmë zakonisht, por kemi luftuar shumë dhe e kemi ditur se do të jetë kështu”, ka thënë Mancini për RAI Sport.

Selektori i Spanjës, Luis Enrique ka befasuar duke e lënë në stol Alvaro Moratan dhe duke e aktivizuar Ferran Torresin si nëntëshe false.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Na kanë shkaktuar probleme me këtë ndryshim. Por më pas u koordinuam si duhet dhe nuk kemi rrezikuar shumë. E kemi ditur nga fillimi se spanjollët janë mjeshtër të posedimit. Na kanë shkaktuar telashe, por është dashur të rregullohemi dhe të luftojmë shumë. Ekipet e futbollit sulmojnë dhe mbrohen, nuk mund vetëm të sulmojmë. Të dy palët kemi pasur raste, bëhet fjalë për dy ekipe shumë të mira. Të gjitha ekipet mbrohen, jo vetëm Italia”, ka vazhduar Mancini.

Ai vlerësohet meritor që ka transformuar ekipin që nuk u kualifikua në Botërorin e kaluar. “Meritat i takojnë djemve, pasi ata besuan në këtë gjatë tri vjetëve. Por nuk ka përfunduar ende. Do të mbledhim forcat, aq sa mundemi, dhe do të përgatitemi për finale”.