Sulmuesi i Përfaqësueses së Gjermanisë, Kai Havertz, pret një ndeshje të veçantë, përballjen me Anglinë në 1/8 e finales së Kampionatit Evropian.
Havartz që aktivizohet te skuadra e Chelseat pret një duel të vështirë ndaj “Tre Luanëve”.
“Do të jetë një ndeshje e veçantë për mua, pasi njoh disa lojtarë me të cilët jemi pjesë e klubit të Chelseat. Do të jetë një ndeshje e madhe si për ne edhe për ata. Anglia ka një skuadër me lojtarë tejet cilësorë, të cilët luajnë në skuadra të mëdha. Por edhe në jemi një ekip me lojtar me potencial dhe besoj se mund arrijmë gjëra të mëdha në këtë evropian”, deklaroi Havertz.
Ndeshja Angli – Gjermani zhvillohet të martën nga ora 18:00.