Euro 2020

Hashani mendon se pa lojtarë të Real Madridit nuk ka Spanjë të fortë

Trajneri i futbollit, Erdin Hashani, mendon se njëra ndër pikat më të dobëta të Spanjës është mosprania e lojtarëve te Real Madridit.

Sipas tij, Spanja do të frymonte ndryshe me Sergio Ramosin. Ai nënvizoi se për spanjollët është dështim nëse kualifikohen nga vendi i tretë.

“Ndryshe frymon Spanja kur në fushë është Sergio Ramosi. Spanja po ka problem me finalizim. Nuk po e ka një sulmues “vrasës”. Morata po humb shumë raste. Unë shpresoj që Spanja mos të kalojë tutje. Mundet edhe nga vendi i tretë mu kualifiku Spanja, por mendoj që dështim është edhe nga vendi i tretë. Kam thënë që Spanja do të ketë probleme edhe nga Sllovakisë. Është problem mos me marr lojtar të Real Madridit”, deklaroi Hashani.