Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka folur rreth të ardhmes së Sergio Ramos.
Ramos tash e disa kohë ka nisur bisedimet me madrilenët por nuk ka gjetur marrëveshjen.
Mbrojtësi spanjoll gjatë verës do të jetë futbollist i lirë pasi i skadon kontrata.
“Ramos është një lojtar shumë i rëndësishëm dhe shpresoj të rikthehet sa më shpejt të jetë e mundur. Ajo çfarë dua tani është që ai të jetë në formë e tij më të mirë”, deklaroi Zidane.
Për Ramosin interesim të vazhdueshëm kanë shprehur skuadra si Manchester Unitedi, Juventusi dhe PSG-ja.