Ylli portugez Cristiano Ronaldo, të hënën mbrëma mbajti konferencë për media para ndeshjes Portugali – Hungari, që ka nisur në orën 18:00.
Ronaldo me t’u ulur në tavolinë, kishte para vetes dy shishe të pijes së gazuar Coca Cola dhe i largoi ato, duke ngritur lart shihen me ujë të thjeshtë dhe duke porositur: ”Pini ujë”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjesti i tij nuk ishte vetëm simbolik. Me këtë ai ndikoi që aksionet e kompanisë amerikane të bien në bursë, nga 56.10 dollarë në 55.22 dollarë, përkatësisht 1.6 për qind.
Kësisoj, vlera e kompanisë ra nga 242 miliardë dollar në 238 miliardë, që i bie katër miliardë humbje.
Ronaldo njihet për jetë të shëndetshme. Por jo të gjithë në shtëpinë e tij e ndjekin shembullin e tij, sidomos jo djali i tij i madh.
“Do të shohim nëse do të bëhet futbollist i madh. Nganjëherë pinë Coca Cola dhe ha patatina, kjo më nervozon së tepërmi”, pati thënë Ronaldo.