Cristiano Ronaldo ka dëshirë të shënojë gola dhe të provokojë po ashtu.
Pas golit të shënuar kundër Francës të mërkurën në mbrëmje, ai u sulmua nga tifozët me birrë dhe me Coca-Cola po ashtu, kur e realizoi golin e dytë nga penalltia kundër francezëve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFotografitë nga stadiumi “Pushkash Arena” në Budapest, tregojnë se si shishja dhe gota, të hedhura në drejtim të tij, për pak sa nuk e goditën atë.
Ronaldo ka pesë gola të shënuar në Evropianin e sivjetmë dhe e ka ndihmuar Portugalinë të shkojë në 1/8 e finales.
Ditë më parë, Ronaldo bëri bujë me gjestin e tij në një konferencë për media kur hoqi shishet e Coca-Colas nga tavolina. U raportua se ajo i shkaktoi “tronditje” aksioneve të kompanisë gjigante.