Phil Foden pranon se paraqitjet e mira te Manchester City, e kanë ndihmuar të përgatitet sa më mirë për Kampionatin Evropian.
Foden 21-vjeçar ka fituar tetë trofe me Cityn dhe në “Euro 2020” është njëri prej lojtarëve më të dalluar te Anglia. Anglezët në çerekfinale të Evropianit do të përballen me Ukrainën, ndeshje kjo që do të zhvillohet të shtunën në stadiumin “Olimpico” në Romë.
“Jam lojtar i ri, por kam përvojë të madhe. Paraqitjet te City në Premier League dhe Ligën e Kampionëve, mendoj se me kanë ndihmuar shumë të përgatitem për Kampionatin Evropian. Ndoshta, kjo edhe është arsyeja që nuk frikësohem të luaj në këtë turne”, është shprehur Foden.