Mesfushori i Anglisë, Phil Foden, ka thënë se dëshiron të qëndrojë te Manchester City në gjithë karrierën e tij. Ai ka shtuar se nuk e sheh veten të ndonjë klub tjetër.
20-vjeçari Foden është akademi e Manchester Cityt. Ai e luajti ndeshjen e 100-t për ekipin senior kur skuadra e tij fitoi 5:0 në udhëtim te West Bromwich Albioni në muajin janar.
“E shoh veten duke luajtur vetëm për Manchester City, për shkak se kam pasur shumë përkrahje nga klubi që në moshë të vogël”, ka thënë Foden për “Football Focus”.
“Është ndihmesë e madhe kur luan për një klub nga i cili ke përkrahje”, shtoi ai.
Foden iu bashkua Cityt në grupmoshën U-9. E fitoi çmimin “Topi i Artë” kur e ndihmoi Anglinë të triumfojë në Kupën e Botës U-17 në tetor të vitit 2017.
Brenda muajit, ai shkroi historinë te City si lojtari më i ri në një garë Evropiane. Me 17 vjet e 177 ditë, ai hyri në lojë si zëvendësues kundër Feyenoordit në Ligën e Kampionëve.
Edhe
Fodeni vazhdon edhe katër edicione me Man. Cityn
Që atëherë, ai i ka fituar dy Premier League, ndërsa ka luajtur në dy prej tri finaleve të Kupës EFL, të cilat City i fitoi nën drejtimin e trajnerit Pep Guardiola.
Edhe sivjet po kalon formë të mirë. Foden i ka shënuar nëntë gola në 27 paraqitje në të gjitha garat për Cityn.