Një të tretën e kapacitetit të stadiumit do ta përdorë edhe Kopenhaga për ndeshjet e finaleve të Kampionatit Evropian të këtij viti.
“Parken Stadium” e ka një çati e cila është lëvizëse. Shpresohet që të përdoret 1/3-ta e kapacitetit prej 38 mijë e 65 ulëseve për ndeshjet që Danimarka do t’i zhvillojë në atë stadium në Grupin B.
Danimarka do të përballet me Finlandën më 12 qershor, gjysmëfinalistin e Kupës së Botës, Belgjikën pesë ditë më vonë, dhe Rusinë më 21 qershor.
Në këtë stadium do të luhet edhe një ndeshje e 1/8 së finales më 28 qershor. Ai duel do t’i vë përballë vendet e dyta të Grupit D dhe Grupit E.
Danimarka kundër Finlandës luan nga ora 18:00, ndërsa kundër Belgjikës në orën 18:00.
Kundër Rusisë, danezët do të luajnë nga ora 21:00. Të hënën më 28 qershor zhvillohet ballafaqimi i 1/8 së finales.