Euro 2024

Kompletohen çiftet e 1/8 së finales, këto janë ndeshjet

Euro 2024

Kanë përfunduar ndeshjet e fazës së grupeve të Kampionatit Evropian.

Faza nokaut do të nisë me dy përballje të forta.

Nikoqirja e Evropianit, Gjermania, do të luajë kundër Danimarkës të shtunën në orën 21:00 në Dortmund.

Ndërkohë, Zvicra ballafaqohet me Italinë më 29 qershor në Berlin.

Të dielën në Koeln, Spanja nga ora 21:00 takohet me Gjeorgjinë.

Të dielën luhet edhe 1/8 e finales ndërmjet Anglisë dhe Sllovakianga ora 18:00.

Më 1 korrik, Franca e Belgjika luajnë nga ora 18:00 në Duesseldorf.

Ndërkohë, Portugalia takohet me Slloveninë nga ora 21:00 në Frankfurt.

Rumania luan më 2 korrik nga ora 18:00 në Munih me Holandën, teksa Austria përballet me Turqinë në Leipzig nga ora 21:00.

Çerekfinalet e Evropianit luhen më 5 dhe 6 korrik.

Gjysmëfinalet janë caktuar të luhen më 9 dhe 10 korrik, kurse finalja do të zhvillohet më 14 korrik në Berlin.

Çiftet e një të tetës së finales

Zvicra – Italia (29 qershor, 18:00 – Berlin)

Gjermania – Danimarka (29 qershor, 21:00 – Dortmund)

Anglia – Sllovakia (30 qershor, 18:00 – Gelsenkirchen)

Spanja – Gjeorgjia (30 qershor, 21:00 – Koeln)

Franca – Belgjik (1 korrik, 18:00 – Duesseldorf)

Portugalia – Sllovenia (1 korrik, 21:00 – Frankfurt)

Rumania – Holanda (2 korrik, 18:00 – Munih)

Austria – Turqia (2 korrik, 21:00, Leipzig)