Kapiteni i Përfaqësueses së Austrisë, David Alaba është shprehur i lumtur me fitoren e arritur në ndeshjen ndaj Maqedonisë së Veriut.
Alaba shpreson që forma e mirë të vazhdohet edhe në ndeshjet e “Euro 2020”.
“Jam shumë i lumtur që kemi arritur fitore në ndeshjen e parë. Kemi dashur të fillojmë me fitore këtë turne. Kemi një skuadër vërtet të mirë dhe me shumë potencial. Kemi pasur një paraqitje solide”, deklaroi Alaba.