Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Vojvoda: Prej nesër mendojmë për Austrinë

Mërgim Vojvoda

Mërgim Vojvoda ka thënë se prej nesër përfaqësuesja e Kosovës do të mendojë vetëm për ndeshjen me Austrinë të dielën.

Kosova të enjten mposhti 1:0 Irlandën në ndeshjen hapëse të Ligës B në Ligën e Kombeve. Të dielën i shkon Austrisë që e mposhti sot Izraelin.

Pas takimit, Vojvoda e ka cilësuar Austrinë favorite. Megjithatë ka thënë se Kosova do ta studiojë dhe do ta ketë taktikën e vet.

“Çdo lojë ka rëndësi për plejofin e Euro 2028. Synojmë të vazhdojmë kështu. Austria është favorite në grup. Por çdo ekip ka taktikën e vet kundër kundërshtarit të caktuar. Shpresoj se edhe atje do të kemi sukses. Do të shohim lojë pas loje. Prej nesër mendojmë për Austrinë”, ka thënë ai pas takimit.

Për ndeshjen e vështirë fizikisht me Irlandën, Vojvoda ka thënë se “Dardanët” treguan se “edhe ne dimë të luajmë pak më fëlliqtë”.

Lexo përditësimet tjera
Muriqi kalon Kosovën në epërsi, goli për çlirimtarët

Fillim i suksesshëm i Kosovës në Ligën B

Vedat Muriqi ka qenë realizator i golit të fitores së madhe të Kosovës ndaj Irlandës, për...