Përfaqësuesja e Anglisë nuk do ta bëjë paradën e suksesit në sheshin e Londrës, në rast se triumfon në Kampionatin Evropian.
Skuadra e Gareth Southgatet ka arritur në gjysmëfinale të “Euro 2020”, ku do të përballet me Danimarkën, të mërkurën mbrëma.
Sidoqoftë, “Tre Luanëve” nuk do t’u lejohet të bëjnë paradën e suksesit nëse shpallen kampion të Evropës për shkak të COVID-it, raporton “The Times”.
Autoritetet britanike kanë bërë me dije se shkaku i masave të marra, nuk do të lejohet një manifestim i tillë.
Artikuj të ngjashëm