Fitorja 4-0 e Anglisë ndaj Ukrainës në Euro 2020 tërhoqi një audiencë të pikut televiziv prej 20.9 milionë njerëzve, duke e bërë atë ngjarjen më të shikuar televizive drejtpërdrejt të vitit me 81.8% të audiencës në BBC.
Harry Kane me dy gola, Harry Maguire dhe Jordan Henderson me nga një kualifikuan Anglinë në gjysmëfinalen e parë të Kampionatit Evropian që nga viti 1996.
Ndeshja në Romë tërhoqi 5.2 milionë njerëz në transmetime të drejtpërdrejta në BBC iPlayer dhe faqen e internetit BBC Sport së bashku.
Anglia përballet me Danimarkën në gjysmëfinale, takim që luhet në ‘’Wembley’’ të mërkurën nga ora 21:00. Gjysmëfinalja tjetër është ajo mes Spanjës dhe Italisë.
Fitorja do ta shihte Anglinë të arrinte finalen e parë të një turneu madhor që nga Kupa e Botës 1966.