Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Euro 2020

Afër 24 milionë njerëz e shikuan fitoren historike të Anglisë

Afër 24 milionë njerëz e kanë shikuar fitoren historike të Anglisë kundër Danimarkës në “Euro 2020” të mërkurën mbrëma në platforma televizive.

Gjysmëfinalja e dytë që u zhvillua në “Wembley Stadium” pati mesataren e shikueshmërisë saktësisht prej 23.86 milionë njerëzve.

Pesë minutat e fundit të ndeshje e prekën audiencën e 25.71 milionë shikuesve – afër pesë milionë më shumë se sa u regjistruan gjatë ndeshjes të së dielës kundër Ukrainës.

Anglia fitoi në vazhdime 2:1 kundër Danimarkës, ndërsa Ukrainën e mposhti 4:0.