Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Euro 2020

Kane: Kur humb, penalltitë japin ndjenjën më të keqe në botë

Kapiteni i Anglisë, Harry Kanë ka shfaqur pak në finalen ndaj Italisë. Por ai është i kënaqur me angazhimin e bashkëlojtarëve. Anglia humbi pas penalltive nga Italia me rezultatin 3:1.

“Djemtë nuk kanë mundur të japin më shumë. Penalltitë janë ndjenja më e keqe në botë, kur humb ndeshjen”, ka thënë Kane për BBC. Ai megjithatë ka vlerësuar paraqitjen e Anglisë në Evropian.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ka qenë një turne fantastik. Duhet të jemi krenarë, të mbajmë kokën lartë. Do të jetë e dhembshme tani, do të dhemb për një kohë”.