Sport

Kane tregon çfarë ndikoi në humbjen e penalltisë

Harry Kane - Penalltia - Katar 2022 - humbje ndaj Frances

Kapiteni i Anglisë, Harry Kane, ka thënë se ishte i përgatitur për t’i gjuajtur të dyja penalltitë kundër Francës të shtunën në disfatën 2:1, në çerekfinale të Botërorit. Por ai ka thënë se penalltia e dytë nuk shkoi siç e kishte menduar.

Kane e realizoi penalltinë e parë dhe u barazua me Wayne Rooneyn në listën e golashënuesve më të mirë te Anglia me 53 gola në total. Ai është pyetur nga “ITV” se a kishte ndikim penalltia e parë.

“Jo, unë përgatitem gjithmonë për të gjuajtur një apo dy penallti brenda një ndeshjeje. Gjithmonë e kam idenë se çfarë dua. Nuk mund t’i vë faj përgatitjeve. Penalltia e parë shkoi mirë, ndërsa e dyta jo ashtu siç doja unë”, ka thënë Kane.