Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Harry Kane i dëshpëruar për humbjen e thellë

Kapiteni i Anglisë, Harry Kane, është shprehur i dëshpëruar pas humbje turpëruese, 4:0 nga Hungaria. Anglezët humbën thellë në Wolverhampton, në kuadër të Ligës së Kombeve.

“Natë dëshpëruese. Në pjesën e parë kemi krijuar mjaftueshëm raste për të shënuar. Por ky tregim po përsëritet për ne në Ligën e Kombeve. Pjesa e dytë ishte e papranueshme, sidomos pasi Hungaria shënoi për 2:0. Nuk është koha për panik. Duhet të mbajmë kokën lartë dhe të kthehemi më të fortë në shtator”, ka thënë Kane për Channel 4.

“Është humbja e parë e lartë pas një kohe të gjatë. Mbrojtja ka qenë strukturë e suksesit tonë. Një natë për ta harruar, por duhet të mësojmë prej saj dhe të ecim para. Duhet të përgatitemi për Kupën e Botës dhe do të mësojmë shumë nga ky grumbullim. Mos të harrojmë se prej nga kemi ardhur, pas finales së parë në 60 vjet. E kuptoi frusrtimin e tifozëve. Ne do të vazhdojmë të punojmë dhe do të provojmë të kemi Botëror të suksesshëm”, ka shtuar Kane.

Artikuj të ngjashëm