Kapiteni i Anglisë, Harry Kane, ka folur para ndeshjes finale ndaj Italisë në Kampionatin Evropian.
Sulmuesi anglez e ka pranuar se Italia ka histori më të mirë se Anglia por beson se të dielën triumfues do të dalin “Tre Luanët”.
“Është e vërtet se Italia ka një histori më të mirë se ne. Por besoj se është një mundësi e mirë edhe për ne që të arrijmë gjëra të mëdha në finalen tonë të parë në Evropian. Italia ka një histori më të mirë se ne sa i përket fitimit të turneve por mendoj se kemi një ekip me përvojë në gara të tilla dhe mund të arrijmë gjëra të mëdha”, u shpreh Kane.
Kane në gjashtë takime të luajtura në “Euro 2020” ka shënuar katër gola.