Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Euro 2020

Svanbergu e kalon koronavirusin, i kthehet Suedisë

Mesfushori i Bolognas, Mattias Svanberg, i cili doli pozitiv në testin për koronavirus para 11-të ditësh, njësoj si bashkëlojtari i tij Dejan Kulusevski, i është kthyer Suedisë në stërvitje të shtunën.

“Svanbergu është rikthyer. Ai nuk do të stërvitet me skuadrën, por individualisht”, thuhet në njoftimin e Federatës së Futbollit të Suedisë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kulusevski i është bashkuar ekipit para tri ditësh dhe ishte pjesë e skuadrës kundër Sllovakisë, por nuk luajti fare.

Suedia ka katër pikë në Grupin E.