Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Euro 2020

Suedia fton edhe gjashtë lojtarë pas rasteve me koronavirus

Suedia ka ftuar të enjten gjashtë lojtarë nga lista rezervë për të ushtruar në bazën e saj, si mbulesë potenciale për raste të reja me koronavirus.

Evropiani nis nesër, ndërsa dy lojtarë të Suedisë për këtë ngjarje, Dejan Kulusevski dhe Mattias Svanberg janë izoluar pasi dolën pozitiv në testimin për COVID-19, të martën.

Isaac Kiese Thelin, Jesper Karlsson, Joakim Nilsson, Jacob Rinne, Mattias Johansson dhe Niclas Hult, do të ushtrojnë përkrah 24 lojtarëve të skuadrës së parë, nën mbikëqyrjen e trajnerit të përfaqësueses U21, Pya Asbaghi.

Suedia ndeshjen e parë e luan ndaj Spanjës, të hënën.