Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Euro 2020

Kulusevski e Svanberg do të bashkohen me Suedinë

Dejan Kulusevski dhe Mattias Svanberg do të bashkohen me përfaqësuesen e Suedisë në Kampionat Evropian menjëherë pasi të përfundojnë periudhën e izolimit, pasi pranuan rezultat pozitiv në testin për koronavirus.

Gjashtë lojtarët që u ftuan për të ushtruar me skuadrën e Suedisë për Euro 2020, janë liruar.

Mjeku i përfaqësueses së Suedisë, Ander Valentin ka thënë se Kulusevski dhe Svanberg “do të kthehen te ne në skuadër menjëherë pasi të konfirmohet se kanë kaluar koronavirusin”.

Ata pranuan rezultatin pozitiv të martën.