Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Tomas Szunyog ka mbajtur një takim me delegacionin e Sekretariatit të Komuniteti të Energjisë, ku është diskutuar për performancën e Kosovës në përputhje me Acquis të Komunitetit të Energjisë.
Ambaasadori Szunyog ka shkruar në “X”, se Plani i Rritjes ofron një nxitje shtesë për të përshpejtuar reformat dhe siguron mjete financiare për projekte të rëndësishme.
Ai ka theksuar se BE-ja mbështet Kosovën me 75 milionë euro si pjesë e Paketës së Mbështetjes së Energjisë.
“Takova një delegacion të Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë, të udhëhequr nga drejtori i tij, për të diskutuar performancën e Kosovës në përputhje me Acquis (grup normash dhe standardesh ligjore) të Komunitetit të Energjisë. U vu në dukje se Plani i Rritjes ofron nxitje shtesë për të përshpejtuar reformat dhe siguron mjete financiare për projekte të rëndësishme. Ndërsa theksuam se tranzicioni i gjelbër, integrimi dhe dekarbonizimi i sektorit të energjisë janë pjesë përbërëse e Agjendës së Reformës së #Kosovës, ne diskutuam gjithashtu zhvillimet e fundit në sektorin e energjisë. Theksoi se BE-ja mbështet Kosovën me 75 milionë euro si pjesë e Paketës së Mbështetjes së Energjisë”, ka shkruar Szunyog.
-
Kosova dorëzon raportin për zbatimin e reformave nga Plani i Rritjes
-
Kosova dorëzon raportin për zbatimin e reformave nga Plani i Rritjes
-
Në Beograd u theksuan mundësitë e mbështetjes ekonomike të BE-së për Ballkanin Perëndimor
-
Kosova rrezikon të humbë 68.8 milionë euro të BE-së në qershor
-
BE-ja nis parafinancim 61.8 milionë euro për Kosovën në kuadër të Planit për Rritje Ekonomike