Kosova pritet të humbë në mënyrë të pakthyeshme një shumë prej 68.8 milionë euro nga Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor nëse deri në fund të qershorit të këtij viti nuk i përmbush hapat në reforma.
Komisionerja për zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos, ka konfirmuar sot në një debat në Komisionin e Politikës së Jashtme të Parlamentit Evropian se javën e shkuar u ka dërguar letër të gjitha gjashtë vendeve të rajonit ku ka tërhequr vërejtjen për nevojën që t’i përshpejtojnë reformat në mënyrë që të përfitojnë nga fondet e parapara nga Plani i Rritjes.
Nga BE-ja kanë rikujtuar se afati gri për hapat të cilat është dashur të përmbushen në mesin e vitit 2025, skadon me 30 qershor të këtij viti. E nëse afatet nuk respektohen partnerët rrezikojnë të humbin mbi 700 milionë euro së bashku.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKosova sapo ka nisur javën e shkuar të marrë pagesat e para nga parafinancimi nga Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor. Edhe këto mjete të para për Kosovën nisën të paguhen pas shumë vonesave të shkaktuara nga ngërçi politik në vitin 2025 në Kosovë, kur nuk kishte mundësi për ratifikim të marrëveshjeve për kredi dhe mjete mes Kosovës dhe BE-së në Kuvendin e Kosovës. Sipas një përllogaritjeje, Kosova në qershor do të humbë 68.8 milionë euro. Më së shumti mjete humb Bosnjë-Hercegovina, e cila do të humbë edhe 373.6 milionë euro. Këto mjete të përmendura do të humben në qershor. Derisa në fund të vitit mund të humben edhe mjete tjera nëse nuk përmbushen detyrimet.
Sipas një tabele për monitorimin e përmbushjes së kushteve nga Plani i Rritjes, Kosova nuk e ka përmbushur asnjë nga 111 hapat e paraparë me këtë plan.
Komisionerja për zgjerim Marta Kos në debatin e sotëm ka përmendur si sukses heqjen e masave ndaj Kosovës. Ajo ka paralajmëruar se së shpejti do ta vizitojë Kosovën.
“Po ecim përpara me Kosovën. Kemi vazhduar me heqjen e masave dhe tash presim Qeverinë të procedojë me reformat e nevojshme për të përfituar nga përkrahje e BE-së. Do ta vizitojë Prishtinën së shpejti për të çuar këtë punë para”, tha Kos.
Ajo u pyet nga raportuesi për Kosovën, Riho Terras, se pse ajo akoma nuk e ka vizituar vetëm Kosovën nga të gjitha vendet e rajonit.
Kos u përgjigj se kjo ishte për shkak të zhvillimeve politike në Kosovë.
“Kur shkoj në ndonjë vend kandidat, atëherë shkoj me qëllime konkrete. Për shkak të ndryshimeve politike i kam shtyrë vizitat në Kosovë. Sapo të sqarohet situata do ta vizitojë Kosovën. Jam në shkëmbim të rregullt me kryeministrin Kurti, sidomos tash kur janë hequr masat. Edhe nëse nuk shkoj atje jam e angazhuar rregullisht me Kosovën”, tha Kos.
Një burim i BE-së tha se Komisionerja për zgjerim Marta Kos u ka dërguar në fund të javës së shkuar një letër të gjitha gjashtë vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor të cilat janë përfituese të mjeteve nga Plani i Rritjes, ku ajo ua tërheq vërejtjen se do të humbin këto mjete nëse deri në afatin e caktuar nuk i përmbushin kushtet.
“Komisionerja u ka tërhequr vërejtjen partnerëve për nevojën që të përshpejtojnë reformat në mënyrë që të përfitojnë nga fondet e parapara nga ky Plan. Rikujtojmë se afati gri për hapat të cilat është dashur të përmbushen në mesin e vitit 2025 skadon më 30 qershor të këtij viti. Ndërsa për hapat të cilat është dashur të përmbushen deri në fund të vitit 2024 përfundon nga fundi i vitit 2026. Nëse afatet nuk respektohen, partnerët rrezikojnë që të humbin mbi 700 milionë euro së bashku”, ka thënë një burim i Komisionit Evropian.
Kosova sapo kishte nisur javën e shkuar të marrë pagesat e para nga parafinancimi nga Plani i rritjes për Ballkanin Perëndimor. Këto mjetet e para Kosovës nisën t’i paguhen pas shumë vonesave të shkaktuara nga ngërçi politik në vitin 2025, kur nuk kishte mundësi për ratifikim të marrëveshjeve për kredi dhe mjete mes Kosovës dhe BE-së.
Sipas një përllogaritjeje, Kosova në qershor do të humbë 68,8 milionë euro. Më së shumti mjete do të humbë Bosnja e Hercegovina, e cila nuk ka përfituar akoma asnjë cent nga ky plan. Ajo do t’i humbë edhe 373,9 milionë euro.
Këto mjete të përmendura do të humben në qershor, ndërsa deri në fund të vitit humbjet do të mund të jenë edhe më të mëdha nëse nuk përmbushen detyrimet. Sipas një tabele për monitorimin e përmbushjes së kushteve nga Plani i rritjes, Kosova nuk e ka përmbushur asnjë nga 111 hapa të paraparë. Pra 0 nga 111 hapa. Prandaj rreziku që Kosova të humbë mjete të mëdha është i madh nëse nuk veprohet shpejt.