Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se me Qeverinë Kurti për herë të parë depozitat e ekonomive familjare në valutën euro e tejkalojnë shifrën prej 4 miliardë euro. Ai i është referuar raportit të publikuar nga Banka Qendrore e Kosovës për muajin gusht.
Ai ka thënë se sipas grafikonit “shihet se ritmi i rritjes përshpejtohet në mënyrë të theksuar gjatë mandatit të Qeverisë Kurti”.
“Për 4 vitet e fundit, depozitat e ekonomive familjare janë shtuar për 1.51 miliardë euro, që krahasuar me 4 vitet paraprake gjatë qeverisjeve të kaluara është për 3-fishë më e lartë. Ky është tregues se rritja ekonomike është gjithëpërfshirëse e nuk po bëhet vetëm për biznese, por për të gjithë qytetarët. E kjo është gjë e mirë sepse duke pasur më shumë para, ekonomitë familjare blejnë më shumë, gjë që shton qarkullimin e bizneseve, e përfundimisht edhe nevojën për rritje të punësimit. Ngjashëm edhe buxheti i shtetit, përderisa në të kaluarën shërbente për pasurimin e disave, tani orientohet për shtesat e lehonave, shtesat e fëmijëve, mbështetje për studentë e pensionistë, barna esenciale, mbështetje për bujqit, por edhe siguri e mbrojtje. Qeveria për të gjithë!” – ka shkruar Murati në Facebook.
-
Murati: Për pesë vjet, familjet kosovare kanë kursyer mbi 2 miliardë euro
-
Murati: Ekonomia vazhdon të rritet, faktet po demantojnë pretendimet opozitare
-
Raporti i FMN-së për rritjen ekonomike përplas pushtetin me opozitën
-
Murati lëvdohet me rritje ekonomike, Bajrami ia kujton inflacionin
-
Murati: Nga 100 euro për punonjësit privatë ekzekutohen të hënën