Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka reaguar ndaj ministrit të Financave Hekuran Murati mbi depozitat ekonomike familjare, duke thënë se shifra e paraqitur e kursimit prej 1.5 miliardë euro është një mashtrim klasik.
Tahiri në një postim në Facebook ka pyetur ministrin Murati se si është e mundur që një vend me papunësi të lartë çdo muaj “të gjenerojë një potencial financiar për investime e kursime sa një pagë mesatare”.
“Si është e mundur që në një vend me papunësi të lartë, paga mesatare të ulët, dhe ku shumica e familjeve kanë të papunë, çdo muaj të gjenerohet një potencial financiar për investime dhe kursime, që është pothuajse sa një pagë mesatare? Ky është një mashtrim klasik”, ka shkruar Tahiri.
Të dielën, Murati ka deklaruar se depozitat e ekonomive familjare në valutën euro për herë të parë tejkalojnë shifrën 4 miliardë euro dhe se ato janë shtuar për 1.51 miliardë euro ose trefish më shumë krahasuar me “vitet paraprake gjatë qeverisjeve të kaluara”.
-
Murati: Për pesë vjet, familjet kosovare kanë kursyer mbi 2 miliardë euro
-
Murati lëvdohet me rritje ekonomike, Bajrami ia kujton inflacionin
-
Rroga e 13-të përplas ministrin e Financave me deputetin e AAK-së
-
Murati: Ulja e akcizës do të kishte efekt të vogël te qytetarët, por humbje të mëdha për shtetin
-
AAK-ja akuzon Kurtin për kabinet të madh qeveritar, VV-ja ia rikujton atë të Qeverisë Haradinaj