Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se ekonomia e Kosovës ka shënuar rritje në tremujorin e katërt gjatë vitit të kaluar, duke thënë se kjo dëshmoi qëndrueshmërinë e bizneseve krahas sfidave.
Duke u bazuar në statistikat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Murati ka shkruar në Facebook të dielën se rritja reale ekonomike ishte 3.96 për qind, duke shtuar se “ishte në linjë edhe me pritjet tona”.
“Sipas ASK-së, për TM4 2023 rritja reale e ekonomisë ishte 3.96%, gjë që ishte në linjë edhe me pritjet tona. Në grafikun më poshtë mund të shihni edhe krahasimin e performancës ekonomike të vendit nëpër vite. Përderisa me qeveritë e kaluara për 3 vite ekonomisë i shtoheshin vetëm 1 miliardë euro, me Qeverinë Kurti për periudhën e njëjtë ekonomisë i janë shtuar 2.9 miliardë euro, apo mesatarisht gati 1 miliardë në vit”, ka thënë Murati.
Ndaj tij ka reaguar edhe ish-ministrja e Financave, Hykmete Bajrami.
-
Murati: Ekonomia vazhdon të rritet, faktet po demantojnë pretendimet opozitare
-
Raporti i FMN-së për rritjen ekonomike përplas pushtetin me opozitën
-
Murati lëvdohet me rritje ekonomike, Bajrami ia kujton inflacionin
-
FMN-ja përgënjeshtron shifrën e Kurtit për rritjen ekonomike
-
Murati e Bajrami përplasen për rritjen ekonomike