Avdi Gjonbalaj, ekspert i Ujërave, ka thënë se toka ku është Ujmani është tokë e Kosovës pasi është e paguar nga Kosova.
Ai ka thënë se Serbia nuk ka të drejtë fare në Ujman.
“Toka është e Kosovës sepse toka është paguar, parallogaria ka qenë 1,300,000 dollarë, janë paguar 14,800,000 dollarë. Toka është e regjistruar në ndërmarrjen “Ibër Lepenc” në emër të tyre në kadastër. Prandaj është tokë e paguar, kufiri mbetet aty ku është dhe Serbia nuk ka të drejtë fare këtu. Është punë e përfunduar, është e ratifikuar kontrata ku Serbia është e dakorduar prej 72-tës”, ka thënë Gjonbalaj.
Artikuj të ngjashëm
-
Gjonbalaj: Ujmani gjithmonë ka qenë nën menaxhim të Kosovës, Serbia s’ka gisht në të
-
Kurti: Ujmani s’ka kontest, s’ka pse të përdoret nga Serbia
-
Ekspertët kundër pikës së marrëveshjes për Ujmanin, “s’do duhej të diskutohej”
-
Kurti për raportin e fizibilitetit për Ujmanin: Aty është korrigjuar gabimi i bërë nga ish-kryeministri
-
S’ka të dhëna për vlerën e dëmeve në Kosovë as 23 vjet pas luftës