Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
DESKU

“Ngrohem me batanije”, Kurti komenton deklaratën që bëri bujë

Kryeministri Albin Kurti ka komentuar deklaratën e tij të një dite më parë se në shtëpi është ngrohur me batanije.

Deklarata, që erdhi pas kërkesave të Qeverisë për kursim të energjisë për shkak të krizës, bëri bujë në rrjete sociale. Përdorues të shumtë bënë shaka me deklaratën e cila u kthye në ‘meme’.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kurti këtë shaka e ka komentuar në emisionin “Desku” në KTV.

“S’mund të bëhen teori prej një shembulli. Më pyetën si jam ngrohur personalisht. Dhe mendova se mbrëmë, mu kujtua që jam kthyer e jam ngrohur siç e thash. Por natyrisht nëse kjo i argëton njerëzit dhe ndihen mirë me çfarë interpretojnë prej asaj që them, në rregull, s’kam probleme unë”, ka thënë ai.