Kryeministri Albin Kurti nuk është deklaruar për aksionin që organet e drejtësisë e kanë zhvilluar në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT).
Ai gjithashtu nuk është deklaruar as për raportimet për keqpërdorime me rezervat shtetërore.
Kryeministri ka refuzuar që t’u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve për këtë, në një deklarim për media pas ceremonisë së lansimit të thirrjes publike për mbështetjen e konsumatorëve familjarë në investimin në pajisje shtëpiake efiçiente dhe sistemin diellor për ngrohjen e ujit sanitar.
VIDEO:
“Unë ju ftoj të gjithëve që nga sot, me datë 18 gusht të aplikoni për masën e tertë për efiçiencë të energjisë, 45 ditë do të jetë thirrja e hapur ... për çështje të tjera jashtë efiçencës së energjisë që ju interesojnë deklarohemi sot gjatë ditës”, ka theksuar Kurti.
-
Kurti shmang përgjigjen për kërkesën e PDK-së për vazhdimin e seancës konstituive
-
Kurti shmang pyetjen për mundësinë e koalicionit me LDK-në
-
Dokumenti i Ministrisë së Ekonomisë s’përfshin projektin e premtuar nga Kurti
-
Kurti nuk deklarohet për media
-
Kurti s’përgjigjet për raportin për lirinë e medias, truprojat e tij shtyjnë gazetarët