ÇA KA 3

“Ça ka 3”, edicion kushtuar serialit “Euphoria”

Emisioni për të rinj “Ça ka 3” të dielën kishte për temë serialin “Euphoria”, dramën e errët të stërndjekur nga të rinjtë anekënd botës.

I krijuar nga Sam Levinsoni, seriali paraqet një grup nxënësish të shkollave të mesme përmes përvojave të tyre të identitetit, traumës, drogës, miqësisë, dashurisë dhe seksit.

“Euphoria” që në rolet kryesore i sjell aktorët, Zendaya, Jacob Elrodi, Storm Reid, Sydney Sweeney, Angus Cloud dhe të tjerë, po ashtu është shndërruar në shoun më të diskutuar të dekadës në rrjetin social, Twitter.

“Euphoria” ka krijuar bazë të madhe adhuruesish në mbarë botën, kryesisht të rinj. Këtu përfshihet edhe vendi ynë, ngase adhuruesit kosovarë të këtij seriali janë të shumtë.

Në videon e mësipërme flasin adhuruesit kosovarë të këtij seriali, e po ashtu edhe psikologia Dorentina Podrimçaku, e cila tregon për ndikimin që mund ta ketë ky serial te të rinjtë.