Sydney Sweeney ia ka atribuuar serialit “Euphoria” besimin e saj në trup. Aktorja 28-vjeçare ka kaluar adoleshencën duke dashur të fshehë trupin e saj dhe nuk ndihej kurrë e sigurt, por roli i Cassie në dramën e HBO-së e ndihmoi të kuptonte fuqinë e të ndjehurit rehat me veten.
Ajo tha për “Us Weekly” se ishte rritur me gjoks të madh që në klasën e gjashtë dhe gjithmonë ndihej e pasigurt. Përmes rolit të saj, Sydney ka thënë se e kuptoi se të jesh e sigurt është një fuqizim dhe se trupat janë të jashtëzakonshëm dhe duhet të përqafohen.
Pas vështirësive për të gjetur të brendshme që i përshtateshin formës së saj, aktorja u frymëzua të krijonte markën e saj, Syrn. Ajo tregoi se kishte bërë një bllok Pinterest me mijëra foto frymëzuese dhe vendosi të realizonte të brendshmet që i mungonin në treg.
Sydney gjithashtu ka pranuar se në të kaluarën kishte menduar për një reduktim gjoksi, por tani është shumë e lumtur që nuk e bëri. Ajo thekson se trupat të bukur dhe fuqizues dhe se siguria me vetveten reflektohet tek të tjerët.
Mesazhi i saj për vajzat dhe adoleshentet është që të ndihen të fuqizuara dhe të lumtura me trupin që kanë, duke përqafuar bukurinë dhe vetëbesimin që çdo trup sjell.
-
“Euphoria” rikthehet me sezonin e tretë
-
Futbollisti flirton hapur me aktoren Sydney Sweeney pasi kjo deklaroi se do të dashur sportist
-
Sweeney akuzohet për reklamën sportive
-
Maisie Williams flet për vitet e vështira pas “Game of Thrones”
-
Kaia Gerber flet për vështirësitë me ushqyerjen dhe presionin për pamjen