Showbiz

Futbollisti flirton hapur me aktoren Sydney Sweeney pasi kjo deklaroi se do të dashur sportist

Sydney Sweeney

Aktorja 28-vjeçare Sydney Sweeney ka zbuluar së fundmi se çfarë kërkon tek një partner, deklaratë që nxiti edhe një reagim thumbues nga ylli i sportit Puka Nacua. Aktorja, e cila ka njohur rritje të shpejtë në karrierë vitet e fundit, foli hapur për preferencat e saj në një intervistë për revistën “Cosmopolitan”.

Sweeney tha se i pëlqejnë burrat atletikë, energjikë dhe me humor. “Jam vajzë sportive, kështu që dikush duhet të jetë në gjendje të ngjitet në mal me mua, të bëjë hedhje me parashutë dhe të dojë familjen. Më pëlqejnë burrat”, ka thënë ajo. Pas publikimit të këtij citati në Twitter nga Cosmopolitan, reagimi i Puka Nacua, 24-vjeçar, ishte i menjëhershëm dhe i shkurtër: “Më pëlqen hedhja me parashutë.”

Aktorja e serialit “Euphoria” i dha fund fejesës me Jonathan Davino vitin e kaluar dhe shpjegoi pse gjithmonë është përpjekur ta mbajë jetën e saj romantike larg syrit të publikut. Ajo tregoi se ka qenë në një lidhje për më shumë se shtatë vjet pa folur kurrë publikisht për të, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së disa gjërave vetëm për veten.

Sweeney shtoi se është e vështirë të ndërtosh një lidhje kur je figurë publike dhe je ende duke e kuptuar dashurinë. Ajo tha se gjatë gjithë të 20-ave është fokusuar te puna dhe tani dëshiron të shijojë më shumë jetën dhe përvojat personale, edhe pse kjo vjen me sfida.

Megjithatë, aktorja theksoi se nuk ka nevojë për një burrë për të qenë e lumtur. “Jam shefe në jetën time. Jam e sigurt, e suksesshme dhe nuk kam nevojë për një burrë – e kam veten time”, ka deklaruar ajo, duke shtuar se partneri i ardhshëm duhet të jetë mjaftueshëm i fortë për të përballuar botën që vjen bashkë me të.