Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Xhaka: Të luash ndaj Messit është privilegj

Granit Xhaka - Lionel Messi

Foto: Arkiv

Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka, theksoi se përballja me Lionel Messin është një privilegj për çdo futbollist. 

Xhaka me Zvicrën dhe Messi me Argjentinën takohen të dielën në çerekfinale. 

Mesfushori i Sunderlandit ka theksuar gjithashtu se do të jetë e vështirë që të ndalet ylli i futbollit. 

“Nuk e di nëse mund ta ndalojmë për 90 minuta, apo edhe 120 minuta. Për mua dhe për ne që luajmë në epokën e Messit, është një privilegj. Ne sigurisht që do ta shijojmë këtë ndeshje, por gjithashtu duam të tregojmë karakterin e Zvicrës dhe t’ia bëjmë gjërat jashtëzakonisht të vështira Argjentinës”, ka thënë Xhaka.