Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Turqia shokohet nga Australia

.

Edhe pse konsiderohej favorite, Turqia ka pësuar humbje nga Australia në ndeshjen e parë të Grupit D në Botërorin e futbollit që po mbahet në SHBA, Meksikë dhe Kanada.

 

Australianët, të cilët u mbrojtën me sukses gjatë pjesës më të madhe të ndeshjes, realizuan përmes Nestory Irankundas dhe Conor Metcalfe për fitoren 2:0.

Irakunda shënoi në minutën e 27-të, kurse Metcalfe në minutën e 75-të.

 

Në këtë grup tani prijnë SHBA-ja dhe Australia, pas fitoreve në ndeshjet e para. Përveç Turqisë, pjesë e grupit është edhe Paraguai.

Edhe Fitore pa shumë vlerë e Turqisë së eliminuar Botërori 2026 Fitore pa shumë vlerë e Turqisë së eliminuar

 

Për t’u kualifikuar në këtë Botëror, Turqia e kishte eliminuar Kosovën në plejof. Turqit së fundi kanë luajtur në Botëror në vitin 2002. Dhe kthimi në skenën e madhe doli të jetë i dhimbshëm.