Përfaqësuesja e Bosnjë-Hercegovinës të premten mbrëma në ndeshjen hapëse të Botërorit barazoi 1:1 me Kanadanë.
Sulmuesi kryesor i Bosnjës, Edin Xheko, u la në stol për ndeshjen ndaj Kanadasë.
Selektori i Bosnjës, Sergej Barbarez, ka treguar arsyen pse e la në stol sulmuesin që luan te skuadra e Schalke 04.
“Ai nuk është rikuperuar plotësisht nga dëmtimi ende dhe po vuan nga disa probleme. Varet se si ndihet dhe si shkojnë diskutimet tona. Jam shumë i hapur për këtë sepse ai është shumë i rëndësishëm”, u shpreh Barbarez, shkruan të shtunën “Bild”.
Xheko pësoi një lëndim në shpatull në fund të muajit mars në ndeshjen e finales së plejofit ndaj Italisë.
Edhe
Kalon gjysmë ore lojë, ende baras
40-vjeçari nuk luajti as në dy miqësoret para fillimit të Botërorit ndaj Panamasë dhe ndaj Maqedonisë së Veriut.
Xheko është shumë i rëndësishëm për Përfaqësuesen e Bosnjë-Hercegovinës.