Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Saliba thotë se i ka shumë borxh përzgjedhësit të Francës

Franca

Qendërmbrojtësi i Arsenalit, William Saliba, mendon se i detyrohet shumë përzgjedhësit të Francës, Didier Deschamps.

“I kam shumë borxh Didier Deschampsit”, ka thënë Saliba në një intervistë për “France Football”.

Ai ka pranuar se në ndeshjet e para me fanellën e Francës nuk ka pasur paraqitje të mira. Por sipas Salibas, Deschamps i ka bërë gjithmonë vend në ekipin përfaqësues, pavarësisht konkurrencës së fortë.

Saliba për herë të parë u ftua nga Franca në mars të vitit 2022.

Për Francën, fituesi i Premier Leagues me Arsenalin, ka luajtur 31 ndeshje.