Presidenti i La Ligas, Javier Tebas, ka kritikuar ashpër FIFA-n dhe presidentin e saj, Gianni Infantino, duke thënë se mënyra aktuale e drejtimit po e dëmton futbollin. Tebas ka kërkuar largimin e Infantinos nga posti i presidentit të FIFA-s.
Ai ka shprehur shqetësim për zgjerimin e garave dhe ngarkesën e shtuar, duke pretenduar se prioritetet ekonomike po vendosen mbi zhvillimin e qëndrueshëm të sportit.
“Duhet të largohet, ka ardhur momenti. Por ai ka mbështetjen e sistemit dhe të federatave. Në Shtetet e Bashkuara kam dëgjuar shumë njerëz që janë kundër Infantinos dhe nuk pajtohen me mënyrën se si ai po vepron”, ka thënë Tebas, shkruan të martën “MARCA”.