Harry Kane i realizoi dy gola në pjesën e parë për Anglinë, që po barazon me Kroacinë 2:2. Sfida në 45 minutat e para ishte e jashtëzakonshme.
Kane vendosi rekord duke u bërë vetëm futbollisti i dytë i Anglisë që shënon në tri turne të ndryshëm të Kupës së Botës, pas Sir David Beckham.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKane ka realizuar edhe në Botërorët 2018 dhe 2022.
Ai shënoi për 1:0 në minutën e 12-të në tentimin e dytë, pasi të parin e priti portieri Dominik Livakoviq. Në penalltinë e parë, portieri kroat nuk qëndroi në vijën e portës sipas rregullores. Penalltinë e shkaktoi kapiteni i Kroacisë, Luka Modriq, i cili e ndali në mënyrë të palejuar në zonë Noni Madueken.
Kane po ashtu është futbollisti që ka shënuar më së shumti penallti në histori të Kupës së Botës, pesë gjithsej.
Gol të bukur për Kroacinë shënoi Martin Baturina. Ai realizoi me gjuajtje të fuqishme në minutën e 36-të, pas pasimit që mori nga Petar Suçiq. Suçiq bëri lëvizje të mirë në zonë dhe asistoi për Baturinan që realizoi për mrekulli.
Kane u shfaq sërish tre minuta para fundit të pjesës së parë me golin me kokë që e shënoi pas harkimit të Declan Ricet.
Kroacia nuk u dorëzua dhe realizoi për 2:2 në minutën e pestë të shtesës në pjesën e parë.
Petar Musa shënoi nga afërsia për golin e barazimit, me asistim të Ivan Perishiqit.