Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

Anglia e nis Botërorin me fitore të vështirë

1 muaj më parë / 18 qer 2026 00:01
Anglia

Photo: Associated Press

Anglia e ka nisur me fitore të vështirë Botërorin e këtij viti. “Tre Luanët” fituan ndaj Kroacisë 4:2, në ndeshjen që u zhvillua të mërkurën mbrëma në Arlington të Teksasit.

Ndeshja i takoi Grupit L, ku janë edhe Gana dhe Panamaja. 

Anglezët hasën në vështirësi në pjesën e parë, ndonëse kishin dy herë epërsi. Harry Kane i shënoi dy golat për Anglinë, një nga penalltia. Për Kroacinë në pjesën e parë realizuan Martin Baturina dhe Petar Musa. 

Jude Bellingham menjëherë pas pushimit dhe zëvendësuesi Marcus Rashford në minutën e 85-të, realizuan në pjesën e dytë. 

Këto dy përfaqësuese ishin takuar edhe në gjysmëfinale të Botërorit 2018. Kroacia kishte avancuar në finale, pas fitores në vazhdime. 

Më pas u mposht në finale nga Franca.

Anglia shënon golin e katërt

1 muaj më parë / 17 qer 2026 23:50
Anglia

Photo: Associated Press

Anglia e ka shënuar golin e katërt. Në minutën e 85-të, Marcus Rashford realizoi për 4:2. 

Ai u shmang nga një mbrojtës dhe e dërgoi topin në rrjetë. Anglia ka dominuar në pjesën e dytë.

Anglia superiore në pjesën e dytë

1 muaj më parë / 17 qer 2026 23:26
Anglia - Kroacia

Photo: Associated Press

Anglia pas golit për 3:2 ka vazhduar me formë të lartë në pjesën e dytë. 

Pas golit të Jude Bellinghamit dy minuta pas pushimit, Anglia ka rritur ritmin e lojës dhe është në kërkim të golit të katërt. 

Në total i ka bërë 18 gjuajtje drejt portës, krahas katër të Kroacisë gjithsej.

Dominik Livakoviq ishte meritor deri tani që Kroacia nuk pësoi më shumë gola. 

Po luhet minuta e 60-të.
 

Anglia shënon golin e tretë menjëherë

1 muaj më parë / 17 qer 2026 23:11
Anglia

Photo: Associated Press

Me të nisur pjesa e dytë, Anglia e ka shënuar golin e tretë. 

Jude Bellingham në minutën e 47-të depërtoi deri në zonë dhe shënoi për 3:2.

 

Pjesa e parë e superndeshjes mbyllet baras

1 muaj më parë / 17 qer 2026 22:54
Anglia - Kroacia

Photo: Associated Press

Harry Kane i realizoi dy gola në pjesën e parë për Anglinë, që po barazon me Kroacinë 2:2. Sfida në 45 minutat e para ishte e jashtëzakonshme. 

Kane vendosi rekord duke u bërë vetëm futbollisti i dytë i Anglisë që shënon në tri turne të ndryshëm të Kupës së Botës, pas Sir David Beckham. 

Kane ka realizuar edhe në Botërorët 2018 dhe 2022. 

Ai shënoi për 1:0 në minutën e 12-të në tentimin e dytë, pasi të parin e priti portieri Dominik Livakoviq. Në penalltinë e parë, portieri kroat nuk qëndroi në vijën e portës sipas rregullores. Penalltinë e shkaktoi kapiteni i Kroacisë, Luka Modriq, i cili e ndali në mënyrë të palejuar në zonë Noni Madueken. 
Kane po ashtu është futbollisti që ka shënuar më së shumti penallti në histori të Kupës së Botës, pesë gjithsej. 

Gol të bukur për Kroacinë shënoi Martin Baturina. Ai realizoi me gjuajtje të fuqishme në minutën e 36-të, pas pasimit që mori nga Petar Suçiq. Suçiq bëri lëvizje të mirë në zonë dhe asistoi për Baturinan që realizoi për mrekulli. 

Kane u shfaq sërish tre minuta para fundit të pjesës së parë me golin me kokë që e shënoi pas harkimit të Declan Ricet. 

Kroacia nuk u dorëzua dhe realizoi për 2:2 në minutën e pestë të shtesës në pjesën e parë. 
Petar Musa shënoi nga afërsia për golin e barazimit, me asistim të Ivan Perishiqit.

Superndeshje në Arlington, Kroacia barazon rezultatin

1 muaj më parë / 17 qer 2026 22:52
Kroacia

Photo: Associated Press

Kroacia i ka barazuar shifrat në “AT&T Stadium” në Arlington. 

Petar Musa shënoi për 2:2 në minutën e pestë të shtesës në pjesën e parë. 

Ivan Perishiq u kthye në asistues për Musan që nuk gaboi nga afërsia. 

Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.

Anglia kthen epërsinë, Kane shënon sërish

1 muaj më parë / 17 qer 2026 22:42
Harry Kane

Photo: Associated Press

Harry Kane ka realizuar tjetër gol për Anglinë. 

Në minutën e 42-të, Kane me gjuajtje të saktë me kokë pas harkimit të Declan Rice, shënoi për 2:1.

Kroacia barazon rezultatin

1 muaj më parë / 17 qer 2026 22:37
Kroacia

Photo: Associated Press

Pas një gabimi në mesfushë, Kroacia krijoi shpejtë një kundërsulm që rezultoi me supergol në minutën e 36-të për 1:1. 

Martin Baturina realizoi me gjuajtje të përkryer nga distanca. Petar Suçiq bëri lëvizje të mirë në zonë dhe pasoi për Baturinan, i cili gjuajti fuqishëm e saktë për ta mposhtur portierin Jordan Pickford.

 

Kane shënon për Anglinë në tentimin e dytë nga penalltia

1 muaj më parë / 17 qer 2026 22:13
Kane

Photo: Associated Press

Sulmuesi dhe kapiteni i Anglisë, Harry Kane, ka shënuar gol për Anglinë në tentimin e dytë. Penalltinë e parë e humbi, pasi portieri Dominik Livakoviq e kuptoi atë dhe e priti. Por, nuk dështoi në penalltinë e dytë, dhe realizoi në të njëjtin krah, në minutën e 12-të. 

Anglia e fitoi penalltinë në minutën e nëntë të ndeshjes. 

Luka Modriq e pengoi Noni Madueken në zonë. Dhe gjyqtari Clement Turpin nuk kishte dyshim duke sinjalizuar në pikën e bardhë. Kane dështoi herën e parë, por jo edhe në të dytën.

 

Si përfundoi ndeshja e fundit mes Anglisë e Kroacisë në Botëror?

1 muaj më parë / 17 qer 2026 21:25
hr

Tetë vjet më parë në Kupë të Botës në “Rusia 2018”, ndeshja mes Anglisë dhe Kroacisë ishte gjysmëfinale. 

“Tre Luanët” kishin shpresë se do të arrinin në finalen e parë të Botërorit që prej vitit 1966, kur topi pas gjuajtjes së lirë të Kieran Trippierit pas pesë minutash lojë, përfundoi në rrjetë. 

Por, goli i Ivan Perishiqit në minutën e 68-të e dërgoi ndeshjen në vazhdime. 

Në minutën e 109-të, Mario Manxhukiq kishte shënuar për 2:1. Ishte gol i fitores. 

Kroacia në finale humbi nga Franca.

Publikohen formacionet zyrtare të ndeshjes Anglia – Kroacia

1 muaj më parë / 17 qer 2026 21:19
Harry Kane

Photo: Associated Press

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes Anglia – Kroacia, që nis në orën 22:00.
Ky ballafaqim i takon Grupit L dhe luhet në stadiumin “AT&T” në Arlington të Teksasit.

Formacioni i Anglisë: 
Pickford, James, Stones, Konsa, O’Reilly, Anderson, Rice, Madueke, Bellingham, Gordon, Kane

Formacioni i Kroacisë: 
Livakoviq, Gvardiol, Vuskoviq, Shutalo, Perisiq, Suçiq, Modriq, Stanisiq, Baturina, Pashaliq, Musa