Granit Xhaka dhe Ricardo Rodriguezi, ditë më parë, e formuan shqiponjën me duar teksa ishin të pranishëm në një ndeshje të bejsbollit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ditë më parë.
Federata e Futbollit e Zvicrës reagoi duke thënë se të dy lojtarët kanë dashur që ta përshëndesin komunitetin shqiptar në stadium.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër këtë veprim të kapitenit Xhaka dhe mbrojtësit Rodriguez, ka folur të shtunën për “Bluesport”, Presidenti i Federatës së Futbollit të Zvicrës, Peter Knabel.
“Kjo përfaqësuese ka kaq shumë biografi, tregime dhe emocione. Për ne është jashtëzakonisht e rëndësishme që kur lojtarët që e veshin fanellën e Zvicrës dhe janë në fushë, Zvicra të jetë në qendër të gjithë kësaj”, ka thënë Knabel.